Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E martë 9 PRILL 1996

Rritet elektorati i Partisë Demokratike

Sondazhi i ekspertit të opinionit publik amerikan David Hansen Përqindja e siguruar nga PD në fundin e marsit është rritur me 13 pikë krahasuar me një sondazh tjetër të kryer vetëm tre muaj më parë, ndërsa përqindja e votuesve për PS është ulur me 1 për qind. Eksperti amerikan i sondazheve të opinionit publik, David Hansen, paraqiti dje në Tiranë rezultatet e një sonadazhi të kryer në Shqipëri mbi klimën politike në vend. Rezultatet e sondazhit tregojnë se vota për Partinë Demokratike do të ishte 43 për qind kundrejt 18 për qind për Partinë Socialiste. Në sondazhin e zhvilluar më 30 dhjetor të vitit të kaluar partia në pushtet, Partia Demokratike kishte marrë 30 për qind të votave, kundrejt 19 për qind të votave për Partinë Socialiste. Duke krahasuar të dhënat e sondazhit të fundit me atë të para tre muajve, është e qartë se PD ka fituar 13 për qind dhe PS ka humbur 1 për qind. Sipas zotit Hansen kjo ecuri e PD është rezultat i popullaritetit të qeverisë të kryesuar prej Kryeministrit Meksi, në fushën ekonomike dhe institucionale. Të pyetur për partitë e preferuara, 37 për qind e shqiptarëve u përgjigjën se janë me Partinë Demokratike, 18 për qind thanë se janë me Partinë Socialiste. Kjo përqindje tregon një rritje prej 9 pikësh krahasuar me rezultatin e muajit dhjetor për PD, ndërsa rezultati i PS i përgjigjet përafërsisht rezultatit të sondazhit të para tre muajve. Përqindja e grave që janë me PD është 33 për qind, kundrejt 18 për qind te burrat, ndërsa në muajin dhjetor ishin me PD 18 për qind të grave kundrejt 19 për qind të burrave. Në kampin e PS pothuajse nuk vërehen lëvizje. Sondazhi i cili u bë publik dje në Tiranë, është i kryer nga bashkëpunimi i ekspertit amerikan të opinionit publik, David Hansen, me gazetën "Washington Post", gazetën "Il Messaggero" dhe Institutin e Kërkimeve Gllup. Në sondazh morën pjesë rreth 1200 shqiptarë të intervistuar në qytete dhe fshatra. Nuk ka pasur ndonjë ndryshim në peisazhin republikan. Sali Berisha, president i Shqipërisë vazhdon të jetë në mënyrë domethënëse figura më e pëlqyer politike. Në vijim është njeriu që pëlqehet më shumë Fatos Nano. Rreth 35 për qind e shqiptarëve mendojnë se ai bën një punë të mirë në drejtimin e vendit, kryesisht sepse ai po drejton vendin në një drejtim të qartë ekonomik. Megjithatë, pothuajse 44 për qind mendojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar. Vetëm 23 për qind, e shohin jetën e tyre më mirë tani se sa 1 vit më parë. Shumica e shqiptarëve vazhdojnë të kenë kujdes për inflacionin, punësimin dhe strehimin, por shprehën një sens të fuqishëm optimismi për të ardhmen. Pavarësisht nga gjendja ekonomike personale, shqiptarët janë të bindur se e ardhmja e vendit të tyre është e ndritshme. 30 për qind shprehen se gjendja e familjes së tyre do të jetë "më e mirë" pas një viti dhe vetëm 12 për qind parashikojnë se do të jetë "më e keqe". Shqiptarët janë edhe shumë të orientuar në Perëndim. 65 për qind besojnë se Shqipëria do të mund të jetë anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2000 dhe 43 për qind mendojnë se kjo është e mundur edhe për NATO-n. Përsëri shqiptarët shfaqen si votues "të zjarrtë". 89 për qind e të pyeturve deklaruan se kanë në plan të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Një e treta e tyre janë të sigurtë se ata do ta bëjnë atë dhe shumica e tyre presin që të shkojnë në qendrën e votimit në lagjen apo fshatin e tyre. Sondazhi tregon se ekziston një diferencë e ndjeshme në shkallën e pjesëmarrjes në votime ndërmjet përkrahësve të PD dhe atyre të PS. 82 për qind e përkrahësve të PD pohojnë se do të votojnë, përkundrejt 71 për qind të mbështetësve socialistë, të cilët shprehen se kanë në plan të votojnë. Një diferencë tjetër prej 24 për qind tregon se socialistët mund të kenë problem në mobilizimin e mbështetësve të tyre. Sondazhi zbuloi gjithashtu se shqiptarët kanë një pikëpamje të ndarë kundrejt figurave kyçe të opozitës. Më tepër se gjysma e të pyeturve pohojnë se nuk kishin dëgjuar asnjëherë për Sabri Godon, Pjetër Arbnorin, Rexhep Meidanin dhe Neritan Cekën. Për kundrejt saj, kryetari i unionit sindikalist, Valer Xheka, ishte i njohur për 80 për qind të tyre dhe kryesuesi i Partisë Balli Kombëtar, Abaz Ermenji, për 51 për qind. Për të pyeturit që kishin njohuri për udhëheqësit e opozitës nuk ka ndryshime domethënëse në numrin e tyre që e pëlqejnë secilin prej tyre. Si rregull Sabri Godo dhe Valer Xheka shihen si figurat më pozitive (nga një ndër katër ka një opinion pozitiv për secilin) ndërsa Kastriot Islami, Rexhep Meidani, Fatos Nano dhe Neritan Ceka kanë vlerësime shumë negative. Vlerësimet më pozitive kishin senatorët amerikanë Bob Dole dhe Richard Lugar. Më shumë se gjysma e të pyeturve thanë se kishin një opinion pozitiv për Bob Dole. Për Lugarin kjo shifër ishte 38 për qind dhe jo më pak se 55 për qind e simpatizantëve të PD e pëlqejnë atë. Nga senatorët demokratë, Joseph Kennedy dhe Tom Lantos janë të njohur në mesin e 4 nga 10 të pyeturit. Më tepër se 1/3 e tyre kishin një opinion pozitiv për Kennedy-n, ndërsa për Lantosin shifra ishte 18 për qind. Vijon në faqen 5 Votimi sipas nivelit të partive Përqindja e shqiptarëve për të ardhmen dhe kaluaren e Shqipërisë
Meksi Fatos Nano Sali Berisha Rexhep Meidani Neritan Ceka Tiranë Shqipëri Perëndim

Kam ardhur ne Shqipëri te mbështes demokracinë

Mbërriti në Tiranë kryetari e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Leni Fisher Mbërriti në Tiranë Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Leni Fisher Kam ardhur në Shqipëri të mbështes demokracinë Dr. Paskal Milo: Të jesh këtu në fillim të fushatës zgjedhore dhe të shqetësohesh e ankohesh për të ardhmen e demokracisë është jo normale. Kryetarja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, znj. Leni Fisher deklaroi në Tiranë se këshilli i Europës është më se i interesuar të luajë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet parlamentare të 26 majit dhe të 20 tetorit në Shqipëri. Ajo i bëri këto komente në aeroportin e Rinasit pas mbërritjes së saj në Tiranë për një vizitë dy ditore. "Unë kam ardhur këtu të mbështes demokracinë në Shqipëri dhe shpresoj se do të jem dëshmitare e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme" tha Fisher duke shtuar se kjo do të varet nga shqiptarët dhe jo nga Këshilli i Europës. Ajo tha gjithashtu se Këshilli i Europës do të ndihmojë Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme për të siguruar zgjedhje të ndershme. "Ne nuk mund të ndërhyjmë në punët e brendshme të Shqipërisë. Ne jemi në gjendje vetëm të bëjmë atë që i rekomandojmë Shqipërisë dhe ta ndihmojmë atë të zgjidhë problemet e saj", e përmbylli znj. Fisher. Ishte Dr. Paskal Milo ai që komentoi për mediat me nota kritike vizitën e znj. Fisher, ndërkohë që mbërritja e saj përkoi me fillimin e fushatës elektorale dhe gjithashtu me 5-vjetorin e pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës. "Për një faktor kaq të rëndësishëm të Këshillit të Europës të vijë në fillim të fushatës zgjedhore dhe të shprehë shqetësimin e saj për zgjedhjet, këtë me siguri populli shqiptar dhe faktori ndërkombëtar do ta marrë si nënkuptim të një mosbesimi ndaj qeverisë dhe administratës shqiptare", tha z. Milo. "Kjo, si dhe fakti që ajo vjen me ministrat e jashtëm të Italisë dhe Austrisë, e bën këtë vizitë të pakuptimtë në kuptimin e forcimit të marrëdhënieve miqësore të Këshillit të Europës me Shqipërinë. Në fund të fundit, ne nuk mund të quajmë formale një deklaratë të tillë", tha ai. Sipas zotit Milo kjo është një kundërvënie e deklasuar. Ai tha gjithashtu se problemi i imigracionit dhe pakicat kombëtare nuk mund të quhen shqetësime në Shqipëri. Sipas zotit Milo zgjedhjet do të zhvillohen pa probleme sepse shteti dhe gjithë faktorët politikë janë të interesuar për zgjedhje të qeta dhe të rregullta. VZAN IAVES
Spartak Ngjela Lesi Tiranë Rinas Shqipëri Itali Austri

Sot partitë politike paraqesin kandidaturat

Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Sot, afati publik për depozitimin e kandidaturave shkaktoi dje kaos në parlament. Akoma më i ashpër parlamenti i shkëmbeu me deklaracione midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në komisionin për reformën parlamentare. Ajo më e mprehta nga të gjitha, ishte deklaracioni i deputetes socialiste Cilisete [?] e kryetarit të fraksionit parlamentar demokrat Spartak Ngjela mbi rolin e presidentit të Republikës. Të dy deputetët e konsideruan presidentin jo-konkurrent, ndërsa ai dje është shfaqur në mënyrë tejet aktive dhe fushatë-preferenciale në Shkup dhe Tiranë. Paskal Milo, kryetar i PSD-së tha se prania e shefit të Këshillit të Europës në Shqipëri në prag të zgjedhjeve dëmton pavarësinë e vendit. Sipas tij po humbet edhe forca e shtetit shqiptar në skenën ndërkombëtare. Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm i policisë Kristaq Kume siguroi sot drejtuesit e partive politike se uniformat blu do të jenë të paanshme gjatë fushatës. "Ne po përgatisim struktura të posaçme për të zhvilluar aktivitetin e policisë sipas standardeve të zgjedhjeve të lira" tha Kume. "Nëse partitë dëshirojnë, ne jemi gati të bashkëpunojmë". Sipas kreut të policisë gjatë fushatës policia do të marrë masa kundër çdo tentative për të cenuar qetësinë. Duke njoftuar mbi një projekt-marrëveshje që do t'u paraqitet partive politike për të disiplinuar aktivitetin e tyre gjatë fushatës elektorale, ministri i Brendshëm Shaqir Vukaj tha se në Shqipëri s'ka më zonë të kuqe apo blu. Duke pranuar se shteti nuk mund të kontrollojë sjelljen e partive, Vukaj tha se administrata shqiptare do të jetë "plotësisht e paanshme" në lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Shefi i policisë bëri të ditur se forcat e policisë do të angazhohen për të parandaluar veprimet destabilizuese dhe në mënyrë të veçantë ato me karakter terrorist. Sot pritet që 40 partitë politike të paraqesin në KQZ emrat e kandidatëve. Përgatitjet për fushatën parashikojnë zhvillime të vrullshme.
Shaqir Vukaj Lesi Sani Naza Shkup Tiranë Shqipëri

SHBA mbështesin fuqimisht Shqipërinë

Presidenti Berisha priti senatorët amerikanë Presidenti Berisha priti senatorët amerikane Z. Molinari shprehu bindjen se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do të forcohen më tej me admnistratën e re në SHBA dhe me Kongresin e ri. Senatori Keri pohoi se përpjekjet e Kosovës për liri e demokraci në SHBA po gjejnë përkrahje të vazhdueshme. Presidenti Berisha priti dje në takim zyrtar të dërguarin e Presidentit Bill Klinton, senatorin Xh. Molinari, si dhe senatorin Xhon Keri, të shoqëruar nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, zonja Marisa Lino. Duke u ndalur në Kosovë, zoti Keri tha se përsa i përket përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për liri e demokraci, ato kanë gjetur dhe gjejnë mbështetje të vazhdueshme në SHBA. Ai i shprehu Presidentit Berisha vendosmërinë e tij dhe të Kongresit amerikan për të punuar për mbështetjen e çështjes së Kosovës dhe të boshnjakëve, me bindjen se në SHBA dhe me Kongresin e ri marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do të forcohen më tej. Ky mendim u theksua edhe prej senatorit shqiptar Joe DioGuardi, që shoqëronte senatorët në këtë takim. Kreu i shtetit shqiptar i falënderoi senatorët për mbështetjen e veçantë që SHBA i ka dhënë vendit tonë e demokracisë shqiptare. Ai vlerësoi se ndihma e vazhdueshme e SHBA ka qenë një ndihmë shumë e çmuar për vendin tonë në këtë periudhë jetike të tranzicionit.
Bill Klinton XH. Molinari Xhon Keri Marisa Lino Joe Dioguardi SHBA Shqipëri Kosovë Tiranë

"I pavaruri" Lesi kandidat per deputet

"I pavaruri" Lesi kandidat për deputet Nadja e re elektorale në fokusin e partive politike Nardja e re nuk i shërben interesave të askujt. 13 SANI NAZA
Lesi Sani Naza

Ndarja e re nuk i shërben interesave të askujt